Aktualitet

Haaland nuk ndalet, 4 gola për gjysëm ore, por Dortmund befason me një tjetër talent vetëm 16 vjeç








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 10:43 - 22/11/20 |
mapo.al

Erling Braut Haaland shënoi mbrëmë 4 gola të njëpasnjëshëm në pjesën e dytë, për Dortmundin kundër Herta Berlin, duke ngushtuar kështu diferencën me bavarezët që udhëheqin Bundesligën.


Me këto statistika, talenti 20 vjeçar norvegjez po hyn në histori.


Ka shënuar 10 gola në 6 ndeshjet e fundit, dhe 21, në 17 ndeshje për Dortmundin.



Por, një tjetër thyerje e madhe dje për Dortmundin, ishte futja në fushë e 16 vjeçarit, me origjinë nga Kameruni, Youssoufa Moukoko. Konsiderohet si më i riu që ka lozur ndonjëherë në Bundesligë.


Edhe pse vetëm 5 minuta, ai demonstroi se ka talent dhe shpejt mund të bëhet një nga futbollistët më të mirë të botës. Dhe këtë e tha dje Haaland.


Djali i artë, u shpreh se do të donte shumë të luante me Moukoko, dhe se sëbashku do të bëjnë gjëra të mëdha.

“Mendoj se për momentin ai është talenti më i madh në botë. Ai është vetëm 16 vjeç e një ditë, dhe kjo është e mrekullueshme. Ai ka një karrierë fantastike përpara. Jemi me fat që e kemi në skuadër”, tha Haaland.

 


Etiketa: , , ,

Pas