Humor

Habia e BILD dhe karikatura virale: Një votë, 40 mijë lekë






               Publikuar në : 22:52 - 19/06/19 |
mapo.al

Ka shumë elementë që bien në sy tek raportimet e gazetës BILD për skandalin e përgjimeve. Këtë herë, ata kanë cituar edhe një hetues perëndimor, që tregon se si Shqipëria u kthye në një republikë të drogës.


Kur flet për dosjen 184, Peter Tiede lë të kuptohet se indicia për të ka ardhur nga vendet partnere.

Megjithatë, bie në sy se gazetari kujdeset të theksojë në dy shkrimet e fundit se në këtë aferë janë të implikuar edhe deputetë të rëndësishëm, siç është kreu i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja apo ai i Komisionit të Sigurisë, Xhemal Qefalia.

Por kjo habi e BILD rrjedh nga fakti se në Gjermani, Bundestagu është institucion i rëndësishëm për të balancuar dhe kontrolluar pushtetet e tjera, veçanërisht ekzekutivin. Edhe drejtuesit e komisioneve janë njerëz, që për nga impakti, tejkalojnë edhe ministrat ndonjëherë.

Kjo megjithatë është Shqipëria, ku parlamenti më shumë vulos atë që kërkon qeveria dhe kthehet në arenë shfaqjesh mediatike.

Ndërkohë mjeshtri Bujar Kapexhiu ka sjellë punimin viral të radhës, që tregon Edi Ramën, Taulant Ballën dhe Damian Gjiknurin duke blerë vota për 40 mijë lekë.


Etiketa: , , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas