Ambasadori i Italisë në Shqipëri, Alberto Cutillio, ka deklaruar se porocesi që po zhvillohet në Itali për grupin Habilaj nuk është i lidhur direkt me ish-ministrin Saimir Tahiri.
Këtë deklarata ai e bëri nga Shkodra, ku mori pjesë në festën e Italisë, në konsullatën e nderit të këtij qyteti.
“Di që në Katania është një proces që po ecen përpara, që nuk është direkt për ministrin Tahiri, por di atë që dini ju”, u shpreh ambasadori Cutillio.
Cutilloi u shpreh i shqetësuar në lidhje me ngërçin e krijuar me Gjykatën Kushtetuese, por e quan çmim që duhet paguar për një reformë të thellë si ajo e drejtësisë që po bën Shqipëria, e që nuk ka pasur precedent më herët në vendet Europiane.
“Besoj se reforma e drejtësisë që po bën Shqipëria nuk ka precedent në historinë europiane, ndoshta s’ka askund. Eshtë reformë e thellë dhe vendimtare, por që has në vështirësi në fazën aktuale fillestare. Më shqetëson më shumë fakti i akuzave se mazhoranca po kontrollon drejtësinë, që nuk me rezulton se i përket realitetit, por ajo që më shqeteson është fakti i mos-kompletimit të Gjykatës Kushtetuese, që janë të paralizuar për një periudhe kohe deri në zgjedhjen e kandidateve të ri, që kalojnë në veting. Por natyrshëm ky është çmim që duhet paguar për një reformë kaq të thellë”,tha ambasadori.