Aktualitet

Habit Baton Haxhiu: Serbët s’kanë pse dënohen, kanë kaluar 20 vite nga lufta (VIDEO)





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 10:20 - 27/04/20 |
mapo.al

Gazetari nga Kosova Baton Haxhiu ka habitur jo pak me deklaratën e tij në televizionin T7.


Duke folur për marrëveshjet mes Kosovës dhe Serbisë, mes të tjerave ai ka thënë se ndër pikat e marrëveshjes duhet të jetë edhe Amnistia mes dy vendeve, pasi sipas tij pas 20 vitesh nga lufta s’ka çfarë dhe kush të dënohet më.


“Kemi tri elemente që duhet të ketë marrëveshja. E para është Gjykata Speciale dhe zhbërja e saj. E dyta ka të bëj me amnistinë në të dy vendet, pas 20 vitesh s’kanë çfarë dënohen më njerëzit. Dhe e treta është definimi i veriut. Nuk ka probleme të tjera me marrëveshjen”, shprehet Haxhiu.



Deklarata e e gazetarit që në Tiranë njihet dhe si këshilltar i kryeministrit Edi Rama, ka ngjallur irritim në rrjetet sociale.

Shumë familje të viktimave të luftës në Kosovë kanë reaguar, ndërsa njëri prej tyre i kujton se edhe sot ka njerëz që dënohen për shkak të krimeve që kanë bërë në Luftën e Dytë Botërore.


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas