Bashkëshortja e Përparim Ademit, në dëshminë e dhënë në policinë për lidhjen e tij me Zhaneta Metanin, ka treguar një detaj se si burri i saj i tregoi për tradhëtinë e të dashurës së tij.
Ajo është shprehur se i ka thënë “le të të tradhtojë, në fund të fundit të dashur e ke“. Përpara hetuesve Vjollca Ademi tregon marrëdhëniet që ka pasur me Zhaneta Metanin dhe Kristinën.
Ajo thotë se nuk ka dashur që të ndërhyjë në raportin e Përparimit me 2 motrat. Vjollca Telo (Ademi) tregon se si e mori vesh vrasjen e Zhaneta Metanit.
Më datë 31 dhjetor ajo tregon se pasi bashkëshorti i tregoi për shqetësimin e lidhjes me Zhanetën, Vjollca ka dalë nga banesa për të bërë pazar.
Sipas dëshmisë, kur Vjollca u rikthye në shtëpi, nuk e gjeti Përparimin dhe menjëherë telefonoi Zhanetën.
Në telefon u përgjigj Anxhelo, djali i Zhanetës i cili u shpreh se Përparimi kishte shkuar në shtëpi dhe kishte vrarë të ëmën.
LEXO EDHE:
Shitje fëmijësh, Prokuroria e Selanikut nis hetimet për vrasësin e dy motrave
Etiketa: astir, Kristina Bardhi, Perparim Ademi, Vjollca Ademi, Vrasja, Zhaneta Metani