Aktualitet

Habit Ilir Beqaj: Taksa 13 % është më e ulët se taksa 9%














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 09:39 - 29/06/20 |
mapo.al

Menjëherë pas publikimit të videos rreth taksës së sheshtë nga Partia Demokratike, Ilir Beqaj, deputet i PS ka dhënë një deklaratë të habitshme kur thotë se taksa prej 9% e propozuar nga Basha është më e lartë se ajo aktualja që shkon në masën 13 %. Të paktën kjo është ajo që lë të kuptohet në një reagim të tijin të shoqëruar dhe me grafikë Beqaj, kur  pretendon se me vendosjen e taksës së sheshtë për të gjitha kategoritë e përmendura nga Basha, ulet shuma neto që ata marrin në dorë. Por duket se arsyetimi i Beqajt, mbart një standard të dyfishtë në përllogaritje.






Për shembull kur ka llogaritur pagën e policëve në aplikimin e taksave, tetaksa progresive që aplikon mazhoranca prej shtatë vjetësh,ka zbritur shumën fillestare 30 mijë lekë që nuk taksohet dhe llogaritë i ka bërë vetëm për 47 mijë lekë të tjerë qëështë diferenca.


Të njëjtën gjë nuk e ka bërë te llogaritja e taksës së sheshtë që propozon Basha, të cilën e ka llogaritur në total. Shuma prej 6930 lekë që thotëBeqaj, i korrespondon 9% të taksës së gjithë pagës së policëve si vlerë e tatuar. Por, në llogaritjen që prezantoi lideri i opozitës dje, njësoj si tani, përjashtoheshin nga tatimi pagat deri në 30 mijë lekë dhe taksohetvetëm diferenca e kësaj page, që në rastin e policëve është 77000 – 30000 = 47000 mijë lekë.

Lexo edhe :  Beqaj sërish mes milionave: Do punoj 24 orë në ditë






Pra, taksimi do të bëhet vetëm për 47 mijë lekë. E thënë më qartë vlera që një polic me pagën e mësipërme do i duhet të paguajë me propozimin e Bashës si taksë mbi tatimin mbi të ardhurat, është 4230lekë,nga 6110 lekë që paguan aktualisht me taksën progresive 13 përqind.Kjo llogaritje vlen dhe për kategoritë e tjera, arsimtarë, mjekë apo infermierë, të cilët nga vlera e përgjithshme do duhet të zbresin fashën prej 30 mijë lekësh dhe më pas llogaritë i bëjnë vetë. Ndërsa, për saupërket personave me të ardhura mbi 150 mijë lekë, deputeti i PS-së ka preferuar të mos reagojë, pasi tatimi për to shkon në 23 % dhe sado që të zbresë nuk arrin dot masën 9%.




Vetë Beqaj nuk ka dhënë shumë arsye se si ka dalë në përfundimin se 13-taështë mëe ulët se 9-ta, por ka preferuar të japë një grafik, i cili duket qartë se në përballje me atë që ka thënë Basha është i pasaktë.“Të ardhurat mesatare mujore të rreth 7 mijë punonjësve të Policisë së shtetit janë rreth 77 mijë lekë (paga bruto dhe shtesa për vështirë, orë pune natën etj). Aktualisht, këta punonjës marrin pagë neto mujore 62,260 lekë. Nëse zbatohet taksa e sheshtë 9 %, paga e tyre neto mujore do të jetë 61,450 lekë”,është shprehur Beqaj.



1


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas