Barcelona ishte në avantazhin e vetëm një goli ndaj Dinamos së Kievit, por Messi duket se nuk kishte më energji ose dëshirë për të bërë presion ndaj kundërshtarëve.
Njëri prej tyre i kalon fare pranë argjentinasit me topin në këmbë, por Messi qëndron thuajse i palëvizur.
Ylli argjentinas shoqëron topin me sy, ndryshe nga se e kemi parë zakonisht.
Kjo video tregon se drejtuesit katalanas ndoshta bënë gabim që e mbajtën yllin e skuadrës kundër dëshirës së tij.