Ajo njihet jo vetëm për bukurinë dhe seksualitetin e saj që trondit gjithmonë mediat, por edhe për stilin ekstravagant si në jetë, ashtu edhe në mentalitet. Zaimina Vasjari në fakt ka treguar gjithmonë se është një vajzë mendjehapur, por askush nuk e kishte imagjinuar kaq…
Këngëtarja e njohur Zaimina Vasjari, mbrëmjen e së shtunës ka qenë e ftuar në emisionin “Shiko kush luan”, të Luana Vjollcës. Së bashku me personazhe të tjerë të njohur ajo u bë pjesë e lojërave argëtuese në studio.
Duke luajtur një nga rubrikat e emisionit, Zaiminës i është drejtuar pyetja se, çfarë do të ndodhte nëse zbulon se partneri i saj e ka tradhtuar.
“Jo, nuk do të ndahesha”,- shprehet Zaimina, duke lënë të kuptonte se, ajo do e falte një veprim të tillë. Duket se për Zaiminën martesa është shumë herë më e rëndësishme se një lidhje qoftë për një natë, bazat e saj janë më të thella ndaj ajo do e falte partnerin nëse ai do bënte një gabim të tillë.
Kujtojmë që në janar të vitit të kaluar Zaimina Vasjari u bë nënë për herë të parë. Ajo solli në jetë vogëlushen e saj të cilën e ka pagëzuar me emrin, Khloe.