Serbia dhe Kroacia nuk kanë kryer genocid, është ky verdikti i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë.
Haga ka kundërshtuar pretendimet e dy vendeve për genocid gjatë luftës së Kroacisë për pavarësi nga ish-Jugosllavia.
Duke shpalosur verdiktin, gjyqtari Tomka ka thënë se ka pasur qëllim për dëbimin e të dyja grupeve nga territori i Kroacisë, por qëllimi final nuk ka qenë shkatërrimi fizik i grupit, gjë që është e nevojshme për të cilësuar një vepër si genocid.
Sipas kryetarit tw Gjykatws, Peter Tomka, as Kroacia dhe as Serbia nuk kanë arritur të dëshmojnë se pala tjetër ka kryer genocid.
Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë ka nxjerrë një verdikt ku thuhet se Serbia nuk ka bërë gjenocid në Kroaci gjatë luftërave ballkanike.
Qeveria e Kroacisë ka pohuar se Serbia ka kryer gjenocid në qytetin e Vukovarit dhe pjesë tjera në vitin 1991.
I njëjti trup gjykues ka vendosur se nuk ka pasur genocid as ndaj Serbisë.
Serbia pati bërë një kundërpadi ndaj Kroacisë duke thënë se ky shtet ka dëbuar më shumë se 200 mijë serbë nga Kroacia, më saktë nga rajoni Krajina, një rajon me shumicë serbe.