Sunday, July 3, 2022
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Hagë – Mandati i Gjykatës Speciale zgjat deri në njoftimin e Këshillit të BE-së

by mapo.al
26/11/2020
in Aktualitet, Rajoni
0

Dhoma e Specializuar e Gjykatës Kushtetuese në Hagë vendosi se amendamentet kushtetuese të propozuara mbi vazhdimin e mandatit të Dhomave të Specializuara dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar në Hagë nga ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, pakësojnë të drejtat dhe liritë e garantuara me Kapitullin II të Kushtetutës.

Në komunikatën e Dhomave të Specializuara shtohet se “mandati i Dhomave të Specializuara dhe i Zyrës së Prokurorit të Specializuara ka vazhduar dhe do të vazhdojë deri sa Këshilli i Bashkimit Evropian të njoftojë për përfundimin e mandatit të tyre”.

Më 25 gusht, ish-presidenti i Kosovës, Thaçi, i është drejtuar Kryesisë së Kuvendit të Kosovës me propozim për amendamentin e Kushtetutës për zgjatjen e mandatit të Dhomave të Specializuara dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar. Thaçi në propozimin e tij dërguar Kryesisë së Kuvendit, ka kërkuar të ndryshohet neni i amendamentit, ku thuhet se mandati i këtij institucioni do të zgjasë për një periudhë pesëvjeçare.

Sipas propozimit të Thaçit, mandati i Dhomave të Specializuara dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar “do të zgjasë deri kur njoftimi i përfundimit të mandatit të bëhet nga Këshilli i Bashkimit Evropian, në konsultim me Qeverinë e Republikës së Kosovës”.

Në shtator, kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani i ka nisur letër Ekaterina Trendafilovas, kryetares së Dhomave të Specializuara, duke kërkuar shqyrtim paraprak se ndryshimet e propozuara nuk zvogëlojnë të drejtat dhe liritë e përcaktuara në Kapitullin II të Kushtetutës mbi të drejtat dhe liritë themelore.

Sipas nenit 144 të Kushtetutës, ndryshimet kushtetuese miratohen me 2/3 e votave të deputetëve të Kuvendit të Kosovës. Votimi bëhet pasi që kryetarja e Kuvendit t’i adresohet Kushtetueses për të vlerësuar paraprakisht ndryshimet e propozuara.

Bazuar në amendamentin e Kushtetutës së Kosovës, në bazë të së cilit janë formuar Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar të Kosovës me seli në Hagë, mandati pesëvjeçar i këtij institucioni skadon në gusht të këtij viti. Megjithatë, në Ligjin për ratifikimin e marrëveshjeve ndërkombëtare ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian, thuhet që mandati i kësaj gjykate do të përfundojë atëherë kur Këshilli i Bashkimit Evropian do t’i njoftojë për këtë institucionet e Kosovës, gjë që konfirmohet edhe në vetë këtë gjykatë.

Sipas amendamentit ekzistues të Kushtetutёs lidhur me Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit tё Specializuar, një Dhomë e Specializuar e Gjykatës Kushtetuese, e përbërë nga tre gjyqtarë ndërkombëtarë, vendos ekskluzivisht mbi referimet kushtetuese në lidhje me Dhomat e Specializuara dhe me Zyrën e Prokurorit të Specializuar në përputhje me ligjin e veçantë.

Gjykata Speciale heton krimet e pretenduara të pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të kryera ndaj pakicave etnike dhe rivalëve politikë, të cilat përmenden në raportin e Këshillit të Evropës të vitit 2011, autor i të cilit është senatori zviceran, Dick Marty./REL/

Tags: deri në njoftimine Këshillit të BE-sëGjathageMandati i Gjykatës Specialerel

JU SUGJEROJME

Ku “humbën” hekurudhat moderne?
Bota

Ku “humbën” hekurudhat moderne?

03/07/2022
Tenton me mish e me dhëmbë për ti shpëtuar arrestimit, burri përfundon në det: Më lini të vdes
Bota

Tenton me mish e me dhëmbë për ti shpëtuar arrestimit, burri përfundon në det: Më lini të vdes

03/07/2022
Zelensky: Ukraina do të sjellë viza për qytetarët rusë
Bota

Zelensky bën thirrje për ndihmë në rindërtimin e Ukrainës pas mbarimit të luftës

03/07/2022
Aksident fatal/ Autobusi i mbushur me njerëz bie në greminë, lëndohen 19 persona
Bota

Aksident fatal/ Autobusi i mbushur me njerëz bie në greminë, lëndohen 19 persona

03/07/2022
Next Post
Goditën me sende të forta një 17 vjeçar, arrestohen dy adoleshentët në Dibër

Goditën me sende të forta një 17 vjeçar, arrestohen dy adoleshentët në Dibër

No Result
View All Result

     


Më Të Lexuarat

  • Ku “humbën” hekurudhat moderne?
  • Çfarë po prodhon shpejtësia e re e integrimit për Ballkanin Perëndimor?
  • Amnistia fiskale është një komardere për qeverinë, jo për ekonominë!
  • Tenton me mish e me dhëmbë për ti shpëtuar arrestimit, burri përfundon në det: Më lini të vdes
  • Zelensky bën thirrje për ndihmë në rindërtimin e Ukrainës pas mbarimit të luftës



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtore Marketingu
Bleona Mehaj
Tel : +355675852188
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In