Aktualitet

Hajdari insiston te listat e hapura: Rama do të mbajë tepsinë







Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 19:48 - 14/09/20 |
mapo.al

Deputetja Rudina Hajdari është larguar nga mbledhja e Këshillit Politik para kohe.


Në një prononcim për mediat, Hajdari tha se i kishte propozuar këshillit, ruajtjen e kutoës gjnore prej 30% për parlamentin e ardshëm, dhe insiston në ruajten e listave të hapura 100%.


Por, sipas saj këshilli ka probleme të tjera, ku kryeminstri Edi Rama kërkon të mbajë tepsinë, kryetarja e LSI Monika Kryemadhi nuk i ndahet kryetarit të PD Lulzim Basha, e ky i fundit mban vagonin e partiçkave.



Sot i bëra një propozim të qartë Këshillit Politik, përsa i përket ruajtjes së kuotës gjinore deri në 30%. U thashë se mund të luajmë listat e hapura 100% duke përdorur një mekanizëm që ka të bëjë me korrektimin e listave në bazë të gjinisë. Kjo do të thotë se qytetarët mund të votojnë në mënyrë të drejtë si gratë dhe burrat, burrat, por në fund të rezultatit se mund t’i japim përparësi grave që marrin më shumë vota, duke korrektuar përbërjen e parlamentit në 30%, duke ruajtur koutën gjinore. Këshilli Politik ka një problem të vetëm. Rama do të mbajë tepsinë e vetë, Mona nuk i shqitet Lulit, Luli do të mbajë vagonin e partiçkave. Ne kemi qytetarët shqiptarë që më 25 prill duan të rrëzojnë partitë e vjetra. Do i mbetemi listave të hapura 100%, dhe do i kërkojmë këshillit një qartësi për votën e diasporës”, – tha Rudina Hajdari.




Etiketa: ,

Pas