fbpx

Aktualitet

Hajdari: Meta anuloi zgjedhjet pa u konsultuar me partitë politike





               Publikuar në : 10:44 - 12/06/19 |
mapo.al

“Presidenti Meta duhet të kishte diskutuar me palët politike në vend para se të merrte vendimin për anulimin e 30 qershorit”. Kështu u shpreh sot deputetja Rudina Hajdari, duke shtuar se nuk e ka parë Presidentin të iniciojë dialogim mes palëve. “Ai thotë se e bën këtë për të unifikuar popullin, por ai duhet të kishte pasur disa përpjekje paraprake, duhet të kishte dialoguar”, tha Hajdari.


Sa i përket deklaratave të ndërkombëtarëve në lidhje me krizën në vendin tonë, Hajdari u shpreh se deklaratat e tyre përdoren nga partitë në vend dhe kjo e thellon edhe më tej krizën. Deputetja thekson se kriza duhet të zgjidhet nga vetë ne.



“Po luhet shumë me pozicionin e ndërkombëtarëve. PS mundohet të marrë ndërkombëtarët që mbështesin qëndrimin e tyre dhe e kundërta. Përdorimi i deklaratave të ndërkombëtarëve e thellon më shumë krizën. Këtu jemi në një situatë krize dhe nuk mund të themi që njëra palë ka më shumë apo më pak të drejtë. Unë mendoj se ne duhet ta zgjidhim vetë këtë situatë”, u shpreh Rudina Hajdari teksa  ishte e ftuar në A2CNN.


Sakaq, socialistët kanë deklaaruar se nesër (enjte) do të paraqesin nje rezolutë në parlament për shkarkimin e Metës. Por siç dimë, mazhoranca ka vetëm 74 vota. Mbetet për tu parë si do votojnë Rudina Hajdari dhe deputetet e rinj qe morën mandatet e djegura të opozitës.


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas