Deputetja Rudina Hajdari ka dalë edhe një herë kundër Partisë Demokratike. Lidhur me përplasjen e mbrëmshme në KZAZ-në e Shodrës ajo shkruan se shkolla “Shejnaze Juka” ku ishte vendosur KZAZ-ja nr 3 u dogj nga servilët e Kryetarit që nesër pretendojnë të bëhen drejtorë apo doganierë. Më tej, Hajdari shprehet se do dhurojë rrogën e saj të deputetes për rikonstruksionin e dritareve që u dëmtuan.
Statusi i plotë i Hajdarit në facebook
Të dashur demokratë,
Djegia e shkollave në Shkodrën e kulturës dhe traditave ishte një traumë kombëtare dhe dhunë anti-shqiptare.
Për këto arsye vendosa sot që pagën (rrogën) mujore t’a dhuroj për riparimin e dritareve të shkollës që u dogj dje në këtë qytet nga ata që nuk janë as demokrat dhe as socialist por thjesht servil të kryetarit dhe shpresojnë që në të ardhmen të shpërblehen me parimin: “Kush djeg dhe shkatërron më shumë bëhet drejtor ose doganier”
Le të jetë paga ime fillimi i një fushate ndërgjegjësimi nga çdo shqiptar që kërkon një
Shqipëri si Europa.