Kronika

‘Hajdeni me armë’: Ja për çfarë po hetohet tjetër Ervis Martinaj





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 09:51 - 04/11/18 |
mapo.al

Kur kanë mbetur edhe 4 ditë që për Ervis Martinaj të përfundojë afati i burgimit i vendosur nga Gjykata e Tiranës, duket se provat e reja të mbërritura dy ditë më parë nga Izraeli, do ta lënë atë sërish në qeli.


Prokuroria e Tiranës, do i kërkojë gjykatës të vendosë burg pa afat ndaj Martinaj, lidhur me ngjarjen e ndodhur një muaj më parë në një lokal në ish-Bllok ku mbeti i vrarë Fabian Gaxha, dhe u plagosën Ervis Martianaj dhe Eljon Hato.



Pas ngjarjes, telefoni i Ervis Martinajt u dërgua në Izrael, dhe nga përgjigja e mbërritur dy ditë më parë, zbulon komunikimin që ai ka pasur me miqtë e tij para se të ndodhte përplasja me armë.


Burimet konfirmuan për Vizion Plus se në telefonin e Martinajt janë gjetur disa biseda, në të cilat ku njëri prej miqve, Martinaj i shkruante: “Hajdeni me armë”.

Lidhur me këtë bisedë, organi i akuzës ngre dyshimet se ngjarja ka qenë e paramenduar, ndryshe nga sa Martinaj ka dëshmuar fillimisht.

Po ashtu, prokuroria ka nisur hetimet edhe për pastrim parash, me dyshimin se pasuria e Martinajt është e jashtëligjshme.

Gjykata do të shqyrtojë kërkesën e prokurorisë me provat e reja të mbledhura gjatë një muaji.

Përplasja me armë zjarri në lokalin në ish-Bllok ndodhi mbrëmjen e 4 Tetorit, ndërsa në kërkim vijojnë të jenë biznesmeni Ervin Mata, komando Meviol Bilo, Fabio Alushi e Aleks Boshnjaku.


Etiketa: , , ,

Pas