Aktualitet

Hakerat në Twitter/ Ja llogaritë e personazheve të famshëm që u sulmuan në SHBA





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 17:32 - 16/07/20 |
mapo.al

Ditën e mërkurë mësohet se hakerat u futën ne llogaritë e personazheve të famshëm me qëllim për të përvetësuar monedha digjitale. Kjo ka ndodhur në SHBA me personazhet e njohur të jetës politike dhe biznesit.


Disa nga emrat e politikaneve dhe bizneseve përfshijnë dhe kandidatin e mundshëm për president të SHBA-ve Joe Biden, ish-Presidentin Barack Obama, miliarderin Elon Musk, reperin Kanye West si dhe yllin televiziv Kim Kardashian.


“Ky duket të jetë hakerimi më i rëndë që i ka ndodhur një platforme të madhe të medias sociale”, thotë Dmitri Alperovitch, bashkëthemelues i kompanisë për sigurinë në internet “CrowdStrike”.


Nuk dihet ende shkaku i sulmit , por qëllimi i pazakontë i tij sugjeron se nuk bëhet fjalë për një hakerim të kufizuar në një llogari apo në një shërbim të vetëm. Ekspertët u befasuan nga shkalla e lartë e koordinimit të incidentit të së mërkurës.


Disa nga twettet u fshinë me shpejtësi, por u bënë shumë përpjekje për t’i rifituar.

Të dhënat e disponueshme publike tregojnë se hakerat kanë arritur të sigurojnë tashmë më shumë se 100 mijë dollarë në monedha dixhitale.

Siguria në internet shpesh herë është vënë në pikëpyetje dhe ngjarje të tilla tregojnë që interneti nuk është edhe aq i sigurt.


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas