Hulumtuesit e sigurisë kanë zbuluar për herë të parë prova që tregojnë se hakerët shtetërorë Rusë kanë vënë në përdorim një maluer të sofistikuar kundër entiteteve qeveritare.
Zbulimet u prezantuan nga ESET ditën e Enjte dhe tha se pas këtij malueri fshihet Fancy Bear.
Ende hulumtuesit nuk dhanë emra qeverish, ata thanë se në shënjestër të “https://gazetamapo.al/wp-content/uploads/2022/03/moto9.jpgkitit” kanë qenë disa vende të Ballkanit dhe të Evropës Qendrore dhe Lindore.
Malueri quhet LoJax dhe bazohet në copëza të softuerit anti-theft LoJack. Ky softuer është kritikuar shumë për vështirësinë e heqjes nga kompjuterat, madje edhe kur përdoruesi riinstalon sistemin operativ.
Ashtu si https://gazetamapo.al/wp-content/uploads/2022/03/moto9.jpgkitët e tjerë, LoJax instalohet në firmware e kompjuterit dhe lançohet sapo kompjuteri hyn në fazën boot. Ai gjithashtu qëndron në memorien flash.
Grupi i hakerave Fancy Bear ka qenë aktiv prej mëse një dekade por mori famë pas sulmit kibernetik ndaj Partisë Demokratike në SHBA në zgjedhjet e 2016-ës.
Ky grup mbahet përgjegjë spër sulmet kibernetik ndaj zgjedhjeve presidenciale Franceze.