Rusia dëbon Sekretaren e dytë të ambasadës shqiptare në Moskë, Jonida Drogu.
Lajmi është bërë i ditur nga mediat ruse.
Sipas mediave diplomates shqiptare i është dhënë 72-orë afat për tu larguar.
Në 21 janar, Shqipëria shpalli “non grata” një diplomat rus, me argumentin se kishte shkelur rregullat anti-Covid.
Me vendim të Ministrisë së Punëve të Jashtme, u dëbua nga Tirana diplomati Alexey Kribosheev.
Ambasada ruse reagoi duke përgënjeshtruar akuzat e Ministrisë së Jashtme dhe e cilësoi vendimin si tendencë për të vënë në pikëpyetje përmirësimin e raporteve mes dy vendeve.
Ndërsa Moska paralajmëroi masa reciprociteti ndaj ambasadës shqiptare në Rusi.
“Dëbimi i diplomatit rus është një hap jo cilësor dhe s’do të mbetet pa përgjigje” – citohet zv. ministri i Jashtëm rus, Alexandër Grushko.
LEXO EDHE:
Dëbimi i diplomatit rus nga Shqipëria – MEPJ ruse: Nuk do mbeteni pa përgjigje!