Aktualitet

Halimi: Gati paketa për ndryshimet në Kodin Penal





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:13 - 06/03/13 |
mapo.al

Tiranë Ministri i Drejtësisë, Eduard Halimi, paralajmëroi dje se më 11 mars do të nisë prezantimi në publik i reformës më të ashpër që kjo ministri eduard halimi komisioni i ligjeve adfasdka ndërmarrë gjatë këtyre 20 viteve në fushën e drejtësisë kriminale. “Është një paketë që bazohet në dy këndvështrime, parandalimin e krimit në familje dhe vrasjet e policëve. Të dyja kalojnë si vepra të veçanta penale”, -vlerësoi ministri. Nisma e nisur fillimisht në rrjetin social Facebook parashikon dënime të ashpra për disa vepra penale, që kanë shënuar rritje sidomos kohët e fundit. Paketa e drejtësisë kriminale, sipas ministrit Halimi, parashikon sanksione të ashpra për vrasjet e policëve dhe gjakmarrjen. Paketa parashikon dënime të rrepta edhe për veprën penale të armëmbajtjes pa leje. Një tjetër nismë ligjore që pritet të marrë firmën e qeverisë të mërkurën e kësaj jave është paketa e drejtësisë civile. Ndryshimi më i rëndësishëm ka të bëjë me kalimin e dëshmive të trashëgimisë nga gjykata te noterët. Nga paketa e drejtësisë civile do të përfitojnë edhe bankat e nivelit të dytë, të cilat do të kenë mundësi të shesin me një çmim më të lirë objektet e vendosura si koleteral nga kredimarrësit. Përgjatë javëve të fundit, ministri Halimi e ka testuar paketën e ndryshimeve në Kodin Penal me “miqtë” e tij në Facebook, të cilët janë shprehur pro ashpërsimit të dënimit për vrasjet brenda familjes, ato për gjakmarrje dhe të punonjësve të policisë.


 



 


 

 

 



CLOSE
CLOSE
Pas