Sport

Hamilton bën “ligjin” në shtëpi, fiton në garën e Britanisë





               Publikuar në : 17:08 - 14/07/19 |
mapo.alm

Ljuis Hamilton është fituesi i Çmimit të Madh të Britanisë, teksa e mbylli garën në pistën e Silverstonit. Britaniku vendosi edhe rekordin, teksa fitoi për herë të 10 në këtë pistë, duke qenë tashmë piloti me më shumë fitore në garën e shtëpisë. Ndërkohë, gara e ardhshme do të jetë ajo e Gjermanisë, pas dy javësh.


Botas, i cili u nis nga pozicioni i parë në këtë garë, e mbylli në vend të dytë, ndërsa vendi i tretë për Çarls Leklerk të Ferrarit. Piloti tjetër i “kokëkuqes”, Sebastian Vetel, përplasi në xhiron e 37-të Maks Verstapen, duke e goditur nga pas dhe për këtë u penalizua me 10 sekonda, dhe garën e mbylli në vendin e 16-të.



 


d_cx0g7w4aee6lj-dbc26249de5dcc8446d21d5d4f84270f

 


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas