Aktualitet

Hamilton në histori, fitorja në Soçi e 100 në karrierë














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 16:09 - 26/09/21 |
mapo.al

Pas një agjërimi prej më shumë se dy muajsh, Ljuis Hamilton është kthyer tek fitorja dhe këtë e bën në një mënyrë tepër spektakolare.






Britaniku dominoi kundërshtarët në pistën e Soçi në Rusi, duke prerë i pari finishin. Diçka të cilën e bën për herë të 100 në karrierë, askush më shumë se ai në historinë e Formula 1.


Kryesuesi i garës për titullin e pilotëve, Maks Vershtapen u rendit  në vendin e dytë. Gjithsesi kjo e lejon që të jetë në krye për të paktën edhe një garë, me diferencë prej 5 pikësh nga Hamilton.







Shkallën më të ulët të podiumit e zuri Ferrari i pilotuar nga Karlos Sainz. Spanjolli ngjitet për herë të pestë në karrierë në podium, dy prej të cilave në këtë sezon. Gara e radhës është ajo e Turqisë më 10 tetor.




1




Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas