Sport

Hamilton triumfon në Bahrein, Ferrari “zhgënjen” Leclerc








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 19:44 - 31/03/19 |
mapo.al

Lewis Hamilton ka fituar të parin Çmim të Madh për këtë sezon të Formula 1 pasi anglezi kaloi i pari vijën e finishit në pistën e Bahreinit. Ndërkohë zhgënjen sërish ‘ferrari’ që “la në baltë” pilotin francez Leclerc, i cili udhëhoqi garën deri në xhiron e 48.


Një problem në motor e detyroi 21-vjeçarin fillimisht t’i hapte krahun Hamilton dhe më pas Valteri Bottas-it, duke bërë që ta mbyllë garën në vendin e tretë.


Renditja e pilotëve pas 2 garave të para udhëhiqet nga Bottas, i cili ka 26 pikë. Pas tij renditet Hamilton me 18, i ndjekur nga Verstappen me 15. Në vendin e katërt është Vettel me 12 pikë, dy më shumë se shoku i tij i ekipit, Leclerc.





Etiketa: , , ,

Pas