Aktualitet

Hapat e deri më tanishëm drejt Integrimit – Rama sot në Bruksel














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 08:40 - 01/03/21 |
mapo.al

Këtë të hënë kryeministri Edi Rama do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Bruksel, ku pritet të takohet me zyrtarë të lartë europianë si Ursula von der Leyen, Oliver Varhelyi dhe Josep Borrell.





I shoqëruar nga delegacioni shqiptar, Rama do të marrë pjesë në tryezën e Këshillit të Stabilizim-Asocimit në orën 12:00.


Në këtë takim, i cili do të drejtohet nga përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell, Shqipëria do të kalojë në sitën e vendeve europiane për të parë sesa e ka respektuar dhe zbatuar marrëveshjen e stabilizim-asocimit.




Kjo është një javë e rëndësishme për Shqipërinë pasi do të bëhet një lloj skaneri në lidhje me reformat e zhvilluara deri më tani në vendin tonë, në kuadër të hapjes së negociatave me BE-në.


Fokusi kryesor i BE-së janë zgjedhjet më 25 prill dhe formimi i qeverisë së re, ajo që do të ndikojë dhe në një vendim në lidhje me çeljen e negociatave. Por temë kryesore e takimit do të jetë dhe pandemia dhe programi për shpërndarjen e vaksinave në të gjithë vendet europiane.

Lexo edhe :  Ftesat për bashkëpunim/ Basha ironi me Ramën: Ka filluar të jargavitet

Kjo vizitë në Bruksel vjen në një moment kur kryeministri Rama është treguar mjaft kritik me sjelljen e BE-së ndaj vendeve të Ballkanit Perëndimor për shpërndarjen e vaksinës anti-Covid.

1


Etiketa: , , ,

Share
Mbyll
CLOSE
CLOSE
Pas