Aktualitet

Hapen kinematë/ Cilat janë masat e reja anti-Covid








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 15:21 - 15/10/20 |
mapo.al

Ministria e Shëndetësisë njoftoi hapjen e kinemave, shoqëruar me një udhëzues të përkohshëm gjatë fazës së pandemisë.  Disa nga rregullat e vendosura te udhëzuesi i masave higjieno-sanitare për Covid-19 janë:


– Asnjë klient me temperaturë mbi 37.3 gradë Celcius nuk mund të hyjë në kinema;


– Duhet të qëndrohet në distancë fizike, jo më pak se 1.5 metër;



– Të kryhen vetëm rezervime online dhe të kufizohet grumbullimet në zonën e pritjes për të ruajtur distancim fizik;


– Klientët dhe stafi duhet të mbajnë maskë gjatë gjithë kohës në ambientet e kinemasë;


– Të mos konsumohet ushqim dhe pije në ambientet dhe sallën e kinemasë.

– Të favorizohet qarkullimi i ajrit të jashtëm sa më shumë që të jetë e mundur duke hapur dyer dhe dritare;

– Të kryhet higjienizimi i karrigeve, mbështetësve të krahësve të karrigeve, në raport me numrin dhe oraret e shfaqjeve;

Lexo edhe :  "Shpërthen" koronavirusi në shkollat e Korçës - 10 mësues të tjerë të infektuar

– Të sigurohet higjiena maksimale në tualet dhe pajisja me të gjithë elementët bazë higjienik dhe të menaxohen në kohë mbetjet.


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas