Sport

Hapet hetimi/ Vendimi për Ronaldon më 21 mars, ja çfarë rrezikon







               Publikuar në : 12:49 - 18/03/19 |
mapo.al

Gjesti i Cristiano Ronaldos në përgjigje të atij të Diego Simeones në fund të përmbysjes së pabesueshme të Juventusit kundër Atletico Madrid mund t’i kushtojë shtrenjtë ylli portugez.


UEFA edhe zyrtarisht ka hapur një hetim ndaj Cristiano Ronaldos për “sjellje të pahijshme”.

CR 7 rrezikon që të penalizohet, gjobitet ose skualifikohet për këtë episod që ndodhi në ndeshjen e 12 marsit.

UEFA ka bërë me dije se vendimi për Cristiano Ronaldon do merret më datë 21 mars ndërsa zyrtarizon hetimin që ka hapur Komisioni i Etikës dhe Disiplinës.

Diego Simeone trajneri i Atletico Madrid bëri të njëjtin gjest në ndeshjen e parë dhe u gjobit me 20 mijë euro, por nuk u skualifikua.


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas