Aktualitet

Hapet Kapshtica, nga sot Greqia lejon punëtorët sezonalë, kushtet për të kaluar














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 16:52 - 22/05/21 |
mapo.al

Duke nisur nga sot, deri në fund të këtij muaji, do të lejohet hyrja e shqiptarëve drejt Greqisë nga pika kufitare e Kapshticës, të cilët mbajnë statusin e punëtorit sezonal






Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme sqaron se këta persona më parë do t’i nënshtrohen një testi të shpejtë COVID-19.


Vetëm pasi të kenë marrë konfirmimin, ata mund të lejohen që të hyjnë në tokën greke.





Kuota ditore e pranimit është 400 persona, të cilët gjithashtu duhet të plotësojnë formularin e regjistrimit PLF në adresën http://www.travel.gov.gr.



Asnjë kategori tjetër nuk do të lejohet të hyjë drejt Greqisë (shërbim taxi, mjete të tonazhit të rëndë apo shtetas me leje qendrimi, shtetas grekë apo evropianë të tjerë).



Ndërkohë, dalja nga Greqia dhe hyrja drejt Shqipërisë do të jetë e lejuar nga ora 06:00 deri në orën 22:00, për të gjithë shtetasit dhe kategoritë e mjeteve.

11


Etiketa:

Pas