Kryesore

Hapja e degëve sportive në UET, Fidel Ylli: Lajm i mirë, sporti për mua është cilësia e jetës














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 19:56 - 03/10/18 |
mapo.al

Në ciklin e Forumeve UET, për një bashkëbisedim me pedagogë dhe studentë këtë të martë, nën moderimin e përgjegjëses së Departamentit të Shkencave Humane dhe Komunikimit, prof. asoc. dr. Belina Budini, ishte i ftuar Z. Fidel Ylli, i cili mban titullin Kampion Kombëtar në sportin e mundjes dhe të xhudos dhe është njëkohësisht deputet në Parlamentin e Shqipërisë






Fidel Ylli është i ftuari i parë në Forumet UET, në kuadrin e hapjes së programeve të reja të studimit të sporteve. Këto degë janë pjesë e Fakultetit të Shkencave Humane, Edukimit dhe Arteve Liberale, të ristruktuar rishtaz në UET.


“Kur mora ftesën për të qenë pjesë e Forumeve UET, u gëzova pamasë sepse sporti për mua nuk është thjesht një kompeticion, kush del i pari… Sporti për mua është cilësia e jetës, e rinisë, por edhe qytetarëve të këtij vendi në përgjithësi. Unë jetën time e kam të lidhur shumë me sportin dhe shpeshherë dhe në intervistat që kam dhënë nëpër media, kam thënë që gjithçka ia dedikoj sportit, sidomos sportit të mundjes, që unë kam bërë. Është një sport që ka të bëjë me një përballje të drejtpërdrejtë me kundërshtarin, në të cilin në të qindtën e sekondës duhet të mendosh, të veprosh dhe kundërveprosh. Kështu që për këtë arsye në gjithë këto deklarimet e mia them që edhe qenia ime në biznes ka të bëjë me forcën me karakterin e një njeriu që është stërvitur dhe ka pasur një regjim sportiv,” tha ai.







Fidel Ylli shprehet se edhe aspektet e tjera të karrierës së tij janë të lidhura pazgjidhshmërisht me sportin. Ai vlerëson se hapja e degëve të sportit në UET është një iniciativë shumë e rëndësishme dhe me peshë për të ardhmen e Shqipërisë.




Edhe sot prania ime si deputet në Parlamentin Shqiptar, kanë qenë njerëzit e sportit ata që mua më kanë nxitur dhe më kanë thënë që duhet të jesh, dhe u kam dhënë një premtim që do të jem një zë i fuqishëm në parlament për të ndryshuar situatën në sport. Në vizionin tim nuk është thjesht sporti elitar, por për mua është sporti nëpër shkolla që ka të bëjë me edukimin dhe më vjen mirë që UET ka hapur degët për Edukimin e Sportit. Të jeni të sigurt që do të shikoni që brezat e ardhshëm, që do të dalin nga universiteti, do t’i shërbejnë shumë mirë vendit”, tha Ylli.



1


Etiketa: , , ,

Pas