Gazeta Mapo, në numrin e nesërm ka në fokus pretendimet e Opozitës në Komisionin për Ankesa dhe Sanksione pranë KQZ.
Partia Demokratike ka publikuar sot një dokument, ku pretendon se nga verifikimi i provave ka dalë që në qarkun e Beratit 19 persona kanë votuar 51 herë.
Gjithashtu, të dhëna nga opozita kanë dalë dhe për Gjirokastrën, ku sipas saj rezulton se të dhënat biometrike të 14 personave janë përdorur 74 herë.
Në qarkun e Beratit, LSI e humbi mandatin për vetëm 77 vota.