Aktualitet

Hapja e kutive/ PD: Vetëm me tre prova të thjeshta, faktohen 100 shkelje














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 19:19 - 17/05/21 |
mapo.al

Juristi i PD, Marash Logu përmes një reagimi theksoi se KAS pranoi që të merrte vetëm 3 prova nga ato që disponojnë demokratët.






Përmes një deklarate në Facebook, Logu thekson se këto 3 prova nxjerrin 100 parregullsi në procesin e zgjedhjeve të 25 prillit.


Sipas Logut, bëhet fjalë për parregullsi në Qarkun e Beratit dhe Gjirokastrës.







Deklarata
Komisioni i Ankimeve dhe Sanksioneve (KAS), me kërkesë të dy anëtarëve Ledio Braho dhe Elvis Cefa, pranoi të merrte vetëm tre prova. Konkretisht:



• Në foton e parë kemi të dhënat e kryqëzuara të pajisjeve PEI për qarkun Gjirokastër. Aty rezulton se shenjat e gishtërinjve të 14 personave janë përdorur për identifikimin e 74 zgjedhësve. E thënë ndryshe, potencialisht 14 persona kanë votuar 74 herë ose mesatarisht 5 herë/secili.  



• Në foton e dytë kemi të dhënat e kryqëzuara të pajisjeve PEI për qarkun Berat, nga ku rezulton se shenjat e gishtërinjve të 21 personave janë përdorur për identifikimin e 57 zgjedhësve ose 21 persona kanë votuar 57 herë, ose rreth 3 herë/secili.

• Në foton e tretë kemi vendimin e KZAZ Nr. 82, qarku Gjirokastër për emërimin e anëtarëve të Grupit të Numërimit Nr. 4. Numërues i parë është shtetasi Thanos Andrea Karameno (PS). Ky shtetas rezulton se është futur në Shqipëri nga Greqia, pas datës 19 prill kur u vendos karantinimi 2-javor i personave që vinin nga Greqia dhe Maqedonia. 

Vetëm me tre prova të thjeshta, faktohen mbi 100 shkelje flagrante të ligjit. Merreni me mend se sa shkelje të rënda do të zbardheshin, nëse KAS-i, nuk do të sillej si shërbëtor i Edi Ramës dy herë radhazi, por do të pranonte 19 kërkesat tona për marrje provash. Sepse ata e dinë që po i morën provat, do të faktohet para të gjithë shqiptarëve dhe partnerëve ndërkombëtarë masakra zgjedhore e 25 prillit.

Megjithatë, ne nuk do të ndalemi. Beteja jonë do të vazhdojë deri në zbardhjen e plotë të vjedhjes më të madhe të shqiptarëve në historinë e zgjedhjeve.

1


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas