Kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të parë pas akuzave nga opozita mbi formulën që paraqiti shumica socialiste për hapjen 100% të listave.
Rama, në një intervistë nga Gjermania, thonë se çdo propozim është i diskutueshëm, ndërsa shtoi se ky propozim i referohet një modeli që kanë disa vende demokratike.
Ai tha se në ligjin zgjedhor kemi edhe angazhimin për identifikimin elektronik.
“Propozimi i referohet një modeli që e kanë disa vende demokratike që përdorin listat e hapura, cdo propozim është i diskutueshëm. Uroj që opozita jashtë parlamentit mos të humbasë kohë, se koha nuk pret, votimi i ligjit zgjedhor është vetëm hapja e një procesi, ku më pas duhet të zbatohet.
Në ligjin zgjedhor kemi edhe angazhimin për identifikimin elektronik, sa më shumë kohë humbet aq më pak bëhet e mundur implementimi i këtij sistemi. Opozita është e mirëpritur që të japë alternativa”, tha Rama.