Saturday, July 2, 2022
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Hapja e negociatave – sot diskutohet Maqedonia e Veriut, Shqipëria jashtë agjendës

by mapo.al
17/11/2020
in Kryesore, Politika
0

Sot mbledhja e kryediplomatëve

Ministrat e Jashtëm të BE-së, do të mblidhen sot për të diskutuar në lidhje me ftesën që mund t’i bëhet Maqedonisë së Veriut, për hapjen e negociatave në konferencën e ardhshme ndërqeveritare. Por, ngelet problem Bullgaria e cila ka vënë veton e bllokimit, duke e akuzuar qeverinë e Zaev, për shkelje të marrëveshjes së fqinjësisë në lidhje me minoritetet. Shqipëria, është jashtë agjendës së diskutimeve, pasi qeveria ka 15 kushte për të plotësuar, ku ndryshimet në Kushtetutë dhe ato në Kodin Zgjedhor ishin goditja më e rëndë që iu dha procesit. Gjithsesi, nga mbledhja e sotme e kryediplomatëve të BE nuk pritet ndonjë vendim.

Ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare të Bashkimit Europian do të mblidhen për të diskutuar rreth hapjes së negociatave me Maqedoninë e Veriut, ndërsa për Shqipërinë duket se vendimi tashmë është marrë dhe ajo do mbetet jashtë këtij procesi. Gazetarja Erisa Zykaj, raporton se ditën e djeshme, grupimi politik i liberalëve në Parlamentin Europian, Reniew, ka bërë thirrje për Bullgarinë që të mos bllokojë hapjen zyrtare të negociatave të anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut.

Kryetari i këtij grupimi, Dacian Ciolos është shprehur se është koha që të fillojnë negociatat e anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut, pasi vendi ka pritur mjaftueshëm. Raportuesi për Maqedoninë e Veriut në Parlamentin Europian, Ilhan Kyuchyuk është shprehur, se është shumë zhgënjyese të shohësh që Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut nuk gjejnë një kompromis dhe që hapja zyrtare e negociatave të anëtarësimit me vendin është bllokuar.

Ai ka nënvizuar, se nga kjo situatë nuk fiton askush, pasi kjo minon procesin e integrimit europian dhe nuk u shërben qytetarëve të Maqedonisë së Veriut. Raportuesi Kyuchyuk vë në dukje, se diskutimet mbi historinë nuk janë të lehta dhe kjo do të marrë kohë, por liderët politikë duhet të tregojnë përgjegjësi.

Në prag të vendimit për të filluar negociatat midis Maqedonisë së Veriut dhe BE-së, Bullgaria u dërgoi një memorandum shpjegues vendeve anëtare të BE në 16 Shtator, i përbërë nga gjashtë faqe me shpjegime të gjata historike të “ideologjisë shtetërore antibullgare” në Maqedoninë e Veriut.

Ministrja e Punëve të Jashtme Ekaterina Zaharieva deklaroi se Bullgaria nuk mund t’i mbyllë sytë për faktet se Maqedonia e Veriut po vazhdon të ndjekë ideologjinë e vendosur nga Stalini dhe Tito dhe kjo nuk do të thotë që Sofja po i shërben Moskës duke e bllokuar këtë shtet ballkanik. Shkupi sipas saj nuk po zbaton marrëveshjen e fqinjësisë të nënshkruar në 2017 ndërsa politika shtetërore maqedonase bazohet në urrejtje, vjedhje të historisë dhe mohim të gjuhës bullgare.

Shqipëria
E ndërsa diskutimet janë përqendruar rreth Maqedonisë, duket se vendimi tashmë për Shqipërinë është marrë. Ajo e ka humbur shansin për të marrë një ftesë në konferencën e ardhshme ndërqeveritare për hapjen e negociatave. Vendit tonë i janë vënë 15 kushte, gjë që ia vështirëson së tepërmi këtë proces. Përpjekjet e vendeve europiane tashmë po bëhen vetëm për Maqedoninë e Veriut, dhe mosmarrëveshjeve që ajo ka me Bullgarinë e cila kërkon të vendosë veton, për ta penguar.

E megjithatë pavarësisht 15 kushteve, Shqipëria nuk do ishte në këtë situatë në rast se nuk do kishte ndërmarrë nismën për ndryshimet kushtetuese dhe Kodin Zgjedhor. Gjermania sidomos, por edhe ndonjë shtet tjetër po përpiqej fort që vendit tonë t’i hapeshin negociatat me kushte, dhe ky do ishte vetëm hapi i parë si një justifikim te vendet e tjera në përpjekjet për demokratizim të vendit.

Kjo ishte dhe arsyeja se përse opozita, në janarin e këtij viti pranoi të ulej në tryezën e Këshillit Politik, për reformimin e Kodit Zgjedhor. Marrëveshja e 5 qershorit, e firmosur nga palët nën garancinë e ndërkombëtarëve dha sinjale jo pak pozitive në këtë drejtim. Por pa kaluar as dy muaj nga firmosja e saj, Rama, për llogari thellësisht politike dhe elektorale, shkeli marrëveshjen dhe ndryshoi Kushtetutën, me gjithë zërat e fortë që i erdhën si nga Brukseli, Bundestagu, apo PPE grupimi më i madh i deputetëve në Parlamentin Europian.

Justifikimi
Në rast se Bullgaria do të vazhdojë të mos heqë dorë nga vetoja e saj për të penguar Maqedoninë e Veriut, atëherë rrugëtimi mes dy vendeve në lidhje me procesin e negociatave do vazhdojë bashkë. Natyrisht, që rasti i Maqedonisë së Veriut do përdoret si justifikim dhe për kryeministrin tonë. Por gjërat janë të qarta. Në rast se Maqedonia e Veriut po ndëshkohet nga një vend anëtar, për shkak të inateve të vjetra etnike që ka, si në rastin e Bullgarisë, në lidhje me Shqipërinë zërat penalizues janë më të qartë dhe në unison.

Gishti drejtohet nga qeveria për mungesën e demokracisë, korrupsionin, kapjen e drejtësisë, krimin e organizuar, dhe kjo nuk është njësoj me pretendimet për “shkelje të marrëveshjes së fqinjësisë” siç pretendon Bullgaria. Në raport me BE-në por dhe qeveritë mike, Rama ka treguar një sjellje të politikanit jo korrekt.

Me gjithë mbështetjen që ata i dhanë, me gjithë mbylljen e syve para fenomeneve të tilla, si kanabizimi i vendit, trafiqet e shumta dhe eksportin e krimit të organizuar drejt vendeve të BE-së, sërish ai u soll në mënyrë arrogante, duke i treguar sovranitetin e vendit, kur ata i kërkuan në mënyrë të prerë të mos prekte marrëveshjen e 5 qershorit.

15 kushtet e BE-së për anëtarësimin e Shqipërisë:

1. Miratimi i Reformës Zgjedhore;
2. Funksionimi i Gjykatës Kushtetuese;
3. Funksionimi i Gjykatës së Lartë;
4. Finalizimi i ngritjes së strukturave kundër krimit të organizuar dhe antikorrupsionit/Funksionimi i SPAK;
5. Forcimi i luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, në bashkëpunim me vendet anëtare dhe nëpërmjet Plan-Veprimit për adresimin e krimit financiar;
6. Ulje e numrit të azilkërkuesve;
7. Rishikimi i Ligjit të Medias në linjë me rekomandimet e Komisionit të Venecias;
8. Vazhdimi i Reformës në Drejtësi;
9. Inicimi dhe përfundimi i proceseve gjyqësore të shkallës së parë të zyrtarëve të lartë dhe politikanëve;
10. Progres në reformën e administratës publike;
11. Zbatimi i Reformës Zgjedhore;
12. Vendimi për ligjshmërinë e zgjedhjeve lokale 2019;
13. Miratimi i Akteve nënligjore të Ligjit për Pakicat Kombëtare;
14. Miratimi i Ligjit (të amenduar) të Censit;
15. Avancimi i procesit të regjistrimit të pronave.

Tags: Edi RamaZoran Zaev

JU SUGJEROJME

Hapet tuneli i Skërficës, Kumbaro: Shtëpitë e Tepelenës e Gjirokastrës, me pamje nga deti
Politika

Hapet tuneli i Skërficës, Kumbaro: Shtëpitë e Tepelenës e Gjirokastrës, me pamje nga deti

02/07/2022
Tiranë, djali godet me thikë nënën e tij dhe arratiset
Aktualitet

Ua shiti disa herë makinën personave të ndryshëm, arrestohet 25-vjeçari

02/07/2022
Makina përplaset me kamionin, e reja niset me urgjencë drejt Traumës
Aktualitet

Makina përplaset me kamionin, e reja niset me urgjencë drejt Traumës

02/07/2022
Pamje horror/ Gruaja sulmohet nga peshkaqeni, humb këmbën dhe krahun, noton deri në breg dhe humb jetën
Bota

Pamje horror/ Gruaja sulmohet nga peshkaqeni, humb këmbën dhe krahun, noton deri në breg dhe humb jetën

02/07/2022
Next Post
FSHF kërkon të ndryshojë stadiumin për ndeshjen me Bjellorusinë – Zbulohet arsyeja

FSHF kërkon të ndryshojë stadiumin për ndeshjen me Bjellorusinë - Zbulohet arsyeja

No Result
View All Result

     


Më Të Lexuarat

  • “Ajo që ra sot në sy Babo ishte palla jote me të cilën ndave historinë në dysh, po aq sa Skërficën”, satirë nga Agron Gjekmarkaj
  • Hapet tuneli i Skërficës, Kumbaro: Shtëpitë e Tepelenës e Gjirokastrës, me pamje nga deti
  • Nga shenja më pa fat tek ajo më me fat, Meri Shehu publikon horoskopin për muajin korrik
  • Ua shiti disa herë makinën personave të ndryshëm, arrestohet 25-vjeçari
  • Makina përplaset me kamionin, e reja niset me urgjencë drejt Traumës



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtore Marketingu
Bleona Mehaj
Tel : +355675852188
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In