Nga Ervis Iljazaj
Sigurisht që, rekomandimi pa kushte për hapjen e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian, do të përdorej nga politika në varësi të optikës të secilës palë. Dhe, s’ka si të ndodhte ndryshe, për fakti se, me procesin e integrimit është luajtur një betejë politike shumë e rëndësishme në politikën e brendshme. Shqiptarët janë ndoshta, populli më proeuropian i rajonit, dhe politika shpesh e ka përdorur këtë konsensus të gjerë për të bërë betejën e saj, si triumf apo si dështim qoftë.
Edhe kësaj here, në deklaratën për shtyp të Kryeministrit Rama, nuk mund të fshihej tentativa për të marrë meritat, apo akuza për opozitën dhe rolin e saj.
E megjithatë, përtej këtij debati që ndodh rëndom në politikën shqiptare sa herë që flitet për integrimin e Shqipërisë në BE, hapja e negociatave nëse do të ndodhë vërtet në Qershor kur të vendosë Këshilli Europian, është lajmi më pozitiv që ka marrë Shqipëria kohët e fundit dhe me siguri, do të ketë një impakt jashtëzakonisht të madh jo vetëm për shqiptarët, por do të ndikojë thelbësisht edhe në sistemin politik.
Me hapjen e negociatave, politika shqiptare do të ndryshojnë totalisht sistemin e saj, duke u konvertuar në një politikë më institucionale. Deri më tani ne kemi patur një sistem politik që bazohej shpeshherë te spontaniteti apo te zotësia apo jo e një lideri politik dhe karizma e tij. Ndërsa, negociatat, për vetë natyrën e tyre procedurale, do ndryshojnë dhe natyrën e politikës shqiptare.
Sepse, Bashkimi Europian, ndryshe nga NATO, nuk është një aleancë diplomatike dhe kaq. Është një regjim politik dhe një mënyrë qeverisjeje, me ekonomi të përbashkët, me ligje të përbashkëta dhe parime të përbashkëta. Në këtë kuptim, politika shqiptare do të duhet të ndjekë të gjithë këtë proces për të qenë e pranuar.
Kështu që, me hapjen e negociatave, sistemi politik shqiptar, do të futet në një normalitet të imponuar.
Me realitetin politik që kemi sot, çdokujt i lind e drejta të jetë skeptik, por çdo vend që ka kaluar këtë fazë në raport me Bashkimin Europian ka pësuar dhe një ndryshim radikal për sa i përket natyrës së politikës së tij.
Por, deri në hapjen e negociatave, ka akoma rrugë për t’u bërë. Kështu që, rekomandimi, nuk duhet parë as si një gjë e parëndësishme, por as me një entuziazëm të ekzagjeruar siç po ndodh këto ditë. Sepse, për momentin, problemet e Shqipërisë vazhdojnë të jenë aty. Një nga këto probleme, ka të bëjë me ekonominë, sidomos me rritjen e taksave dhe mungesës së investimeve të huaja. Shpresojmë që hapja e negociatave do t’i japë një shtysë të re edhe ekonomisë shqiptare. Përtej fondeve që do vijnë nga Bashkimi Europian, marrja e negociatave, me siguri do të ndikojë edhe në investime e huaja, pasi të qenit në një status të tillë, e bën Shqipërinë një vend më të sigurt.
Për të gjitha këto arsye, faza që e pret Shqipërinë, mbas hapjes së negociatave, është një fazë totalisht e re. Jo vetëm për politikën e brendshme, por, edhe për gjeopolitikën e saj. Me hapjen e negociatave, Shqipëria atashohet përfundimisht me Europën dhe Perëndimin. Në këto kohë të vështira gjeopolitike, nuk është lajm i parëndësishëm.
Shqiptaret jane populli me proeuropian i Ballkanit dhe me jo europian i Ballkanit. Shqiptaret jane kombi me arkaik, i pazhvilluar, tribal dhe orjental i Ballkanit.
Europian te ben kultura, jo deshirat.
Proeuropianizmi shqiptar eshte si sindroma arkaike e beses, ne nje kulture pabesie, dhune, instiktesh tribale qe mbizoterojn qe prej mesjetes.
Pro amerikanizmi dhe pro europianizmi yne jane shenja inferioriteti, arkaizmi. Akte venerimi dhe nenshtrimi te nje kulture tribale ndaj forces, shkelqimit, pares, se Perendimit. Nje forme oportunizmi qe e kemi zhvilluar si parafabrikat demagogjik, por edhe si nevoje mbijetese ballkanike, si me ngordhalaqet dhe te pazhvilluarit qe jemi.
Po te ishim aq europian nuk do te na linin prej 400 vjetesh, jashte ne koliben e mureve te Europes.
E kemi aq per turp ta shohim veten sic jemi dhe sic na shohin te tjeret, duke rene peng i legjendave folklorike, qe sherbejne vetem per te mashtruar veten, por jo te tjeret.
Personalisht nuk me bezdis shume ajo qe jemi, por me vjen turp per ate qe bejme sikur jemi.
Boll mëe këto qëndrime autofobike e nihiliste përgjithësuese për shqiptarët. Shqiptarët janë njerëz si gjithë njerëzit e tjerë të botës. Ka ndërmjet tyre njerëz të korruptuar e deri me prije kriminale, por ka edhe një shumicë që kërkojnë të jetojnë ndershmërisht me punën e tyre.
Janë mijra e mijra shqiptarë emigrante, që jo veç i kanë bërë vend vetes së tyre në emigracion, por edhe janë shquar në fusha të ndryshme. Po aq të tillë ka edhe ndërmjet atyre që jetojnë në Shqipëri kur ju jepen kushtet për të punuar ndershmërisht.
Nëse tek shqiptarët vazhdon të mbijetojë ëndra për të shkuar në Europë apo SHBA e jo në Kinë, Rusi apo Kubë, kjo ka disa arsye që nuk kanë të bëjnë me “nivelin e ulët” të intelektit të tyre, apo se janë të gjithë të prirur për korrupsion.
Është varfëria e madhe ku e çoi për gati 5 dekada diktatura me e egër e modelit stalinist Shqipërinë. E kur flitet për varfërinë, kjo nuk mund të reduktohet vetëm në varfërinë ekonomike, por në një varfëri më të gjerë.
Shqiptarët si kombi më i izoluar i Europës e më gjerë, sadoqë nga dritaret çoku hynte aty këtu ndonjë erë e informacionit për botën demokratike, me dhunë kriminale u ndaluan të kishin pronën e tyre, u ndaluan të mendonin me kokën e tyre, ju ndalua jo vetëm fjala e lirë por edhe lëvizja e lirë. U kthyen pra në robotë të gjallë të komanduar nga një diktature e egër policore.
Është tërësisht e kuptueshme që një popull i privuar në dekada nga të gjitha të drejtat e liritë njerëzore, kur arrin ti fitojë këto të drejta e liri, edhe mund të abuzojë me to e kjo çon sigurisht edhe drejtë shtimit të korrupsionit e krimit.
Ata shqipfolës që hedhin veç baltë përgjithësuese mbi gjithë shqiptarët. ose janë nostalgjikë të diktaturës enveriste e vazhdojnë ti shohin shqiptarët si turma eksperimentale për të bërë me ta çfarë të duan , ose nuk janë shqiptarë por i përkasin një kombi tjetër të doktrinuar me urrejtje për shqiptarët motivuar nga nacional shovinizma primitive.
Për ta mbyllur këtë reagim për këtë personazhin e dyshimtë antishqiptar “Cutter”, po i kujtoj se duhet ti vijë turp, pikërrisht. për ate që bën sikur është.
patjeter shoku andrea stefani ,do ta sjell gregor ramen ne pushtet,te birin e ruqit,bijet e enverit,dhe vllaun e xhafes agronin ne pushtet.