Ndërkohë që Kuvendi ka përfshirë në kalendarin e punimeve kërkesën e PS për shkarkimin e presidentit Ilir Meta, zëdhënësi i këtij të fundit, Tedi Blushi, në një postim në rrjetet sociale, teksa kërkon që të hapen kutitë e të rinumërohen votat, thotë se ky Parlament meriton “zero vëmendje”.
“Zero vëmendje ndaj Parlamentit me Zero opozitë. Ndryshimi është brenda në kuti. Hapni kutitë! Numëroni dhe rinumëroni me transparencë çdo votë sipas Kodit Zgjedhor“, shkruan zëdhënesi i kreut të shtetit.
Sipas këshilltarit të Presidentit, Tedi Blushit, “çdo shkelje dhe manipulim të evidentohet me qetësi deri në fund të procesit! Shqiptarëve nuk mund t’ju grabitet kurrsesi vota dhe vullneti i shprehur përmes saj”.
Kujtojmë që mazhoranca ka paralajmëruar edhe shkarkimin e Presidentit Meta nga Kuvendi aktual.
Postimi
Zero vëmendje ndaj Parlamentit me Zero opozitë.
Ndryshimi është brenda në kuti.
Hapni kutitë! Numëroni dhe rinumëroni me transparencë çdo votë sipas Kodit Zgjedhor.
Çdo shkelje dhe manipulim të evidentohet me qetësi deri në fund të procesit!
Shqiptarëve nuk mund t’ju grabitet kurrësesi vota dhe vullneti i shprehur përmes saj. 🇦🇱