Aktualitet

Hapni listat Gjatëmadhni!








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:25 - 26/09/20 |
Nga Viktor Tushaj

Asnjë e keqe nuk i vjen politikës dhe mbi të gjitha Shqipërisë, përkundrazi. Sot kur as 40 % e votuesve shqiptarë nuk shkojnë tek kutia e votimit duhet me patjetër të analizohet shkaku dhe të gjendet çelësi i zgjidhjes.


Po kush humb nga listat e hapura? Populli? Joooo.


Partitë? Aspak. Pushteti politik i kryetarëve? Nuk ka se si pasi interesi dhe mbijetesa e tyre në krye varet nga sa vota marrin.



Atëherë kush ka frikë nga hapja e listave? Kush fshihet pas emrave te pavotueshëm?


Oligarkë e kriminelë koncesionistë e PPP istë, mashtrues e përfitues të paligjshëm të cilët më kot shpresojnë të mbulojnë “bëmat” e tyre.


“Stoicizmi” dëshperues i maxhorancës dhe KM në mbajtjen mbyllur të listave të kandidatëve për në kuvendin e Shqipërisë jo vetëm nuk i shërben Shqipërisë por as vetë partisë socialiste.

Prandaj duhet të ndalet çmenduria rilindase që po shkatërron themelet e demokracisë, votën e lirë dhe shtetin e se drejtës.

*Ish-deputet i LSI


Etiketa: , ,

Pas