Në një konferencë për mediat, Haradinaj deklaroi se çështja e bashkimit kombëtar është një projekt shekullor dhe se Kosova dhe Shqipëria duhet t’i heqin pengesat burokrate.
“Për çështjen e bashkimit kombëtar mund të them se është projekt i shekujve, por në etapën që ndodhemi mendoj se është e rëndësishme që Kosova dhe Shqipëria ta thellojnë bashkëpunimin e gjithanshme, t’i heqim pengesat burokratike, administrative e të tjera ose ta heqim taksën e rrugës që e kanë nxjerrë për qytetarët e Kosovës”, tha Haradinaj.
Ai shtoi se vetëm përmes veprime konkrete fuqizohen lidhjet Kosovë-Shqipëri.
“Do ishte mirë me vepru kështu ma konkret dhe me ndihmu lidhjen më të fuqishme ekonomike e gjithanshme Kosovë-Shqipëri”, tha Haradinaj.
Ne jemi te bashkuar por per çka duhen pengesat administrative te vendosura nga Shqiperia.Ekonomia po vuan per alogjikë dhe dyftyrësi paritiake ( politike ).Fasadat e bukura ne tavolina te takimeve te qeverive shqiptare i beni vetem per konsumim te jashtem armiqesor.Eficienca mungon, byrokracia eshte aq injorante.Fajtor jan shqiptaret ne te dyja anet.Mizere.