Rajoni

Haradinaj: Deklaratat e Vuçiç kërcënuese dhe luftënxitëse






               Publikuar në : 15:34 - 08/02/19 |
mapo.al

Qeveria e Kosovës reagoi ndaj disa deklaratave të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, duke i vlerësuar ato si “kërcënuese, agresive dhe luftënxitëse”.


Sipas një deklarate të Qeverisë së Kosovës, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, më datën 7 shkurt, 2019, në qytetin e Vranjës në Serbi ka thënë se “nuk i njeh kufijtë e Kosovës, kufijtë ndërkombëtarisht të njohur dhe të pranuar në Jarinjë dhe Bërnjak”.

Sipas Qeverisë së Kosovës, këto deklarata janë të papranueshme dhe paraqesin cenim serioz të sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës.

“Qeveria e Republikës së Kosovës konsideron se këto deklarime janë edhe një atak i hapur ndaj sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës, si dhe rrezikojnë paqen, stabilitetin dhe sigurinë në Kosovë, rajon dhe më gjerë”, thuhet në deklaratën e lëshuar për media.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, vijon deklarata, ka thënë se do të ndërmarrë të gjitha veprimet kushtetuese dhe ligjore, me qëllim të ruajtjes së sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës, në përputhje me Deklaratën e Pavarësisë së 17 shkurtit, 2008 dhe me Kushtetutën e Republikës së Kosovës.


Etiketa: , , , ,

Pas