fbpx

Aktualitet

Haradinaj: Dikush po i mashtron të ardhurit nga Shqipëria





               Publikuar në : 13:36 - 02/12/19 |
mapo.al

Kryeministri në detyrë i Kosovës Ramush Haradinaj, ka kërkuar nga të gjithë qytetarët, shoqëria civile, por edhe subjektet politike që të tregohet kujdes me personat e ardhur nga Shqipëria.


Haradinaj është shprehur se asnjë qytetar nga Shqipëria nuk do mbetet pas strehë, ndërsa ka theksuar se dikush po i mashtron njerëzit.



Çdo shtetas i Shqipërisë, që hyn në territorin e Kosovës, nuk do të mbetet pa strehë, por nuk është në rregull një zhvendosje pa kritere e njerëzve që vijnë nga zonat që nuk janë prekur nga tërmeti. Dikush po i mashtron njerëzit, po i mbush autobusët po i sjell në kushte të vështira, është dimër, nuk është në rregull. Keqpërdorimi i kësaj gjendje nuk është në rregull, duhet të ketë kujdes”, ka thënë Haradinaj.


Haradinaj, u ka bërë thirrje qytetarëve nga zonat e paprekura nga tërmeti në Shqipëri, që të mos të vijnë në Kosovë, me pretendimin se nëse hyjnë në Kampin Inovativ Trajnues Kosovaro – Gjerman në Prizren, mund të dërgohen në Gjermani, sipas tij, kjo nuk është e vërtetë.


Etiketa: , ,

Pas