Kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se takimi në Samitin e Berlinit ishte historik për Kosovën. Ai tha se atje nuk iu kërkua ta heqë taksën në këmbim të vizave.
“Unë u kritikova pse nuk lëshova pe për taksën, të nesërmen ministri gjerman më dha konfirmimin. Më zgjodhën mua të ma thonë”, tha Haradinaj në Pressing.
“Gjermania ka thënë ‘po’ në mënyrën më burrënore. Nuk kanë bërë pazar për taksën. Të nesermën Merkeli e ka angazhuar ministrin e saj për të ma konfirmuar se do të ndodhë së shpejti liberalizimi”, ka thënë Kryeministri.