Pasi kryeministri Edi Rama sulmoi Ramush Haradinajn, për qëndrimet ndaj taksës së mallrave serbe, ish-kryeministri Kosovës i ka dhënë përgjigje. Haradinaj në një reagim në “Facebook” thotë se Rama po dëgjon këshillat e Lavrovit dhe Rusisë.
“I kuptueshëm frustrimi i Edi Ramës ndaj meje. E di që nuk ma fal dot që ia prisha planin serbomadh.
Edi Rama pas kthimit nga Moska, vepron pa humbur kohë në zbatimin e këshillave të Lavrovit.
Uroj që Kryeministri Kurti të vazhdojë rrugën time të bllokimit të shtegut të Edi Ramës e të tjerëve për copëtimin e Kosovës dhe fuqizimin e Serbisë e Rusisë në rajonin tonë, duke mbajtur taksën deri në kontratën finale për njohje. Të tjerat janë tashmë histori“,- shkruan Ramush Haradinaj.
Lexo edhe:
Rama pro heqjes së taksës me Serbinë, mbron Albin Kurtin, sulmon Hardinajn