Në lidhje me taksën ndaj Serbisë, Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se ajo është produkt i koalicionit qeveritar dhe vazhdon të mbetet e tillë.
Haradinaj, në RTV Dukagjini, ka thënë se taksa ekziston sepse ka dakordim mes partnerëve të koalicionit.
“Partnerët e koalicionit kanë instrumente tjera nëse nuk janë dakord me taksën. Rrugë alternative është të dalin nga koalicioni, të japin votat për rrëzimin e Qeverisë dhe të shkojmë në zgjedhje.
“Sikur të kishte qenë një kryeministër tjetër, ndoshta do të mund të bënin koalicione tjera, por nëse rrëzohet kryeministri bjer edhe qeveria dhe opsion mbeten vetëm zgjedhjet”, tha ai.