Aktualitet

Haradinaj: Kuvendi të caktojë shpejt seancën për votimin e qeverisë së re





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 08:46 - 29/05/20 |
mapo.al

Ish-kryeministri Ramush Haradinaj e ka përshëndetur vendimin e Gjykatës Kushtetuese në Kosovë për hapjen rrugë të formimit të qeverisë së re.


Haradinaj shkruan në Facebook se të gjitha palët duhet që ta respektojnë këtë vendim dhe të veprojnë konform tij. Për kreun e AAK, duhet që sa më parë Kuvendi të caktojë seancën për votimin e qeverisë së re me kryeministër Avdullah Hotin.


“Përshëndes aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese, i cili i hap rrugë formimit të Qeverisë së re. Ftoj të gjitha palët që ta respektojnë këtë vendim dhe të veprojnë konform tij. I mandatuari për krijimin e Qeverisë së re, Avdullah Hoti, duhet që sa më parë të kompletojë ekipin dhe Kuvendi pa humbur kohë të caktojë seancën për votimin e Qeverisë. Në rrethanat e krijuara, çdo ditë e humbur ka kosto për ekonominë dhe mirëqenien e qytetarëve. Kosova nuk ka kohë për të humbur“, shprehet kreu i AAK.




Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas