Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj nuk ishte sot në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive shqiptare që u zhvillua tek pallati i Kongreseve në Tiranë. Gjithashtu në mbledhje mungoi dhe kryeministri ynë, Edi Rama, ndërsa mbledhja u drejtua nga zv/ kryeministrat e Kosovës dhe Shqipërisë.
Por edhe pse nuk ishte në mbledhjen e qeverisë, Ramush Haradinaj ndodhet në vendin tonë. Këtë fakt e ka bërë të ditur Presidenti Meta. Ai ka postuar një foto në facebook mbrëmjen e sotme ku shkruan se ndodhet në Durrës me Ramush Haradinajn.
“Kënaqësi e veçantë të ndaja sërish me Kryeministrin, Ramush Haradinaj në Durrës pikëpamje mbi sfida të përbashkëta që forcojnë marrëdhëniet midis dy vendeve dhe perspektivën e përbashkët europiane”, shkruan Meta.
Ndërsa Haradinaj shkruan: “Qëndrime unike me Presidentin Ilir Meta për temat me rëndësi për Kosovën e Shqipërinë”.
Sherri në Berlin/ Rama e Haradinaj braktisin mbledhjen e dy qeverive