Aktualitet

Haradinaj në Prekaz: Duhet do ta mbajmë ndezur zjarrin për bashkimin kombëtar














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 21:09 - 07/03/21 |
mapo.al

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka sfiduar sërish ndërkombëtarët duke kërkuar nga shqiptarët që të mbajnë ndezur zjarrin për bashkimin kombëtar.





Teksa përshëndeti të gjithë ish-bashkëluftëtarët dhe politikanët e pranishëm në natën ku përkujtohet familja Jashari, Haradinaj u shpreh se sakrifica sublime e familjes Jashari nuk duhet harruar.


“Në natën përmbyllëse të natës së zjarreve kam nderin të ju drejtohem si bashkëluftëtar dikur, të shprehim respektin për sakrificën sublime të familjes Jashari dhe sot për Natën e Zjarreve të premtojmë se do ta mbajmë ndezur zjarrin për liri e bashkim kombëtar” tha ai në Natën e Zjarreve në Prekaz.




Manifestimi tradicional treditor kujton e lartëson heroizmin e Komandantit Legjendar Adem Jashari, familjes Jashari dhe të gjithë të rënëve për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.


1



Etiketa: , ,

Share
Mbyll
CLOSE
CLOSE
Pas