Kryeministri Ramush Haradinaj në emisionin “Pressing” në Kosovë ka komentuar përplasjet e ashpra mes Presidentin Hashim Thaçi dhe ish-kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha.
I pyetur nëse Berisha ka qenë “argat i Millosheviçit”, siç e quan Thaçi, Haradinaj tha se kjo qendron aspak. “Thaçi është bashkëpunëtor i Aleksandër Vuçiçit” , ka thënë Haradinaj.
Ai më tej ka treguar një histori që ia ka rrëfyer Berisha për lidhjen e tij me Kosovën që kur ka qenë fëmijë.
“Sali Berisha ma ka treguar një histori me xhaxhanë e tij. Më ka treguar se kur ka qenë i vogël ka ecur deri në një kodër në zonës ku ka jetuar. Prej atje ku shihej Kosova. Xhaxhai i ka thënë se atje është Kosova dhe ajo është zemra e Shqipërisë”, ka treguar Haradinaj.
Sipas Kryeministrit të Kosovës, kjo tregon se lidhja e Berishës me Kosovën është e thellë dhe ai nuk mund të shihet si bashkëpunëtor i Serbisë asnjëherë.
Sakaq, Haradinaj ka deklaruar se është i prishur (nuk flet) me Thaçin, por ka theksuar se nuk e ka “personale”.