Kryesore

Haradinaj: Rihapja e çështjes së kufirit destabilizon rajonin














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 21:06 - 19/03/19 |
mapo.al

Kryeministri kosovar, Ramush Haradinaj ka dhënë një intervistë për të përditshmen austriake, Die Presse. Ai thotë se nuk mund të pranojë sugjerimin e presidentit kosovar, Hashim Thaçi për shkëmbimin e territoreve për një marrëveshje me Serbinë.






“Rihapja e çështjes së kufirit do të destabilizonte jo vetëm Kosovën, por tërë rajonin,” tha Haradinaj. “Asnjë kufi në Ballkan nuk është i vjetër apo i qëndrueshëm,” tha Haradinaj.


Sipas tij, Kosova është e interesuar për një marrëveshje të qëndrueshme me Serinë. “Por nuk do të rrëzikojmë me territore dhe kufij. Kjo nuk është zgjidhje, është e rrezikshme dhe nuk do të ndodhë”.





“Kushti i fundit i BE për dhënien e regjimit pa viza ndaj kosovarëve ishte një marrëveshje kufitare me Malin e Zi, të cilën e plotësuam, por BE nuk e mbajti fjalën”.



Lexo edhe :  Vuçiç: Padia kundër Serbisë për gjenocid, de facto bashkim Shqipëri-Kosovë

Haradinaj vazhdon kritikat ndaj shefes së politikës së jashtme të BE, Federica Mogherini për dialogun me Serbinë.


“Në vend të normalizimit të marrëdhënieve, ka nisur të bisedohet për kufinj, territore dhe kërcënime të tjera në rajon. Askush nuk priste nga Brukseli që të risillte këto debate të së kaluarës tek ne. Kjo qasje është tërësisht e gabuar”.

1


Etiketa: , , , , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas