Aktualitet

Haradinaj: Të ardhurit nga tërmeti të kthehen në Shqipëri





               Publikuar në : 13:11 - 09/12/19 |
mapo.al

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj ka njoftuar se Qeveria e Kosovës ka vënë në dispozicion transport për rikthimin e të zhvendosurve nga Shqipëria për shkak të tërmetit.


Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka kërkuar edhe ndihmën e komunave për kthimin e tyre.



“Kosova ka hapur dyert dhe zemrat, për t’i strehuar dhe ndihmuar gjithë bashkëkombësit tanë, pas tërmetit me pasoja tragjike që preku Shqipërinë. Tani pas kësaj faze emergjente të përkrahjes dhe akomodimit, ne po hyjmë në një fazë tjetër, të rikthimit të të gjithë banorëve të Shqipërisë në vendlindjen e tyre”, ka thënë Haradinaj.


Ai më tej ka thënë se secili qytetarë, meriton një kthim të dinjitetshëm dhe Institucionet tona e kanë për obligim, ta garantojnë dhe të respektojnë këtë të drejtë.

“Përkitazi me këtë proces, ne kemi vënë në dispozicion transport për rikthimin e të zhvendosurve, por sot kërkojmë që në këtë etapë të rikthimit vullnetarë të përfshihen edhe të gjitha Komunat, ku ka të strehuar, duke vënë në dispozicion mekanizmat e tyre, numër kontakti, Drejtorit e emergjencave dhe transportin. Secili qytetarë, meriton një kthim të dinjitetshëm dhe Institucionet tona e kanë për obligim, ta garantojnë dhe të respektojnë këtë të drejtë”, ka thënë ai.

Haradinaj ka treguar se zyra e kryeministrit, do të jetë në gjendje gatishmërie për çdo kërkesë eventuale të ndihmës, qoftë për Komunat tona, qoftë për autoritetet shqiptare.

Po nesër, të gjitha ndihmat e grumbulluara nga qytetarët tanë në Kazermën e FSK-së në Prizren, do të dërgohen nga Ushtria jonë, në mënyrë institucionale, në depot e rezervave shtetërore të Shqipërisë. Kosova do të vazhdojë të jetë në gjendje gatishmërie, për çdo ndihmë të kërkuar, për popullin e Shqipërisë”, ka deklaruar Haradinaj.


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas