fbpx

Aktualitet

Haradinaj: Thaçi, Rama, Çitaku pjesë e lobit për ndarjen e Kosovës





               Publikuar në : 11:26 - 01/11/19 |
mapo.al

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, teksa bënte homazhe para shtatores së heroit Zahir Pajaziti, u ndal sërish tek shqetësimi i tij, kryesor “projekti i shkëmbimit të territoreve”. Ai ka përmendur presidentin Hashim Thaçi, kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama dhe ambasadoren e Kosovës në Uashington, Vlora Çitaku.


“Plot zyrtarë të Kosovës që janë rreshtuar pro ndarjes në emër të shkëmbimit të territoreve kanë bërë gabim të madh, qoftë Vlora, presidenti Thaçi, kryeministri Rama dhe të tjerë”, ka thënë Haradinaj.



“Ky gabim nuk ua ndalon atyre që në situata tjera t’i shërbejnë vendit. Nuk është e ndaluar. Kanë qenë pjesë e kampanjës për ndarje përmes shkëmbimit të territoreve, ajo (Çitaku), Thaçi, Rama, Vuçiç”, u shpreh Haradinaj.



Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas