Aktualitet

Harold Shipman, historia e mjekut që vrau për kënaqësi 250 nga pacientët e tij














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:47 - 12/05/21 |
mapo.al

Supozohet se mjekët u japin njerëzve mbështetje kur janë më të brishtë nga ana shëndetësore, por dr.Harold Shipman e përdori pozicionin e tij për të përfituar nga pacientët e tij, duke u bërë kështu një nga vrasësit serialë më mizorë në historinë e Britanisë së Madhe.






Duke shfrytëzuar besimin e tyre, në fillim Shipman do t’i diagnostikonte pacientët e tij me sëmundje që nuk i kishin, dhe më pas do t’u injektonte një dozë vdekjeprurëse diamorfine. Ndoshta 250 njerëz nuk e dinin se vizita e tyre në zyrën e Harold Shipmanit, do të ishte edhe e fundit.


Harold Shipman lindi në Notinghem të Anglisë në vitin 1946. Ai ishte një student premtues në shkollë dhe shkëlqente në sport, sidomos në regbi. Por rrjedha e jetës së tij ndryshoi kur ishte vetëm 17 vjeç. Atë vit, nëna e tij Vera, me të cilën Shipman ishte mjaft i lidhur, u diagnostikua me tumor në mushkëri.





Gjatë kohës që dergjej në spital në ditët e saj të fundit të jetës, Shipman vuri re se si mjeku ia lehtësonte vuajtjet duke i dhënë morfinë. Më vonë, ekspertët do të spekulonin se ai ishte momenti që frymëzoi vrasjet e tij sadiste dhe mënyrën e veprimit.



Pas vdekjes së nënës së tij, Shipman do të martohej me Primrouz Okstobi gjatë kohës që studionte për mjekësi në Shkollën Mjekësore të Universitetit së Lidsit. Çifti pati 4 fëmijë, dhe parë nga jashtë jeta e Shipman ishte nëse normale. Ai u diplomua në vitin 1970 dhe filloi punë si mjek në një zonë rurale, por shumë shpejt u bë një mjek i përgjithshëm në një qendër mjekësore në Jorkshajërin Perëndimor.



Pikërisht atje, në vitin 1976 Shipman pati për herë të parë probleme me ligjin. Mjeku i ri u kap duke falsifikuar receta për Demerol, një opioid që përdoret zakonisht për të trajtuar dhimbjet të forta. Shipman e përdorte vetë dhe ishte bërë i ndërvarur prej tij.

Ai u gjobit, u pushua nga puna, dhe iu kërkua të ndiqte një terapi rehabilitimi në një klinikë në Jork. Harold Shipman e mori veten shpejt dhe u rikthye të punonte si mjek, këtë herë në Qendrën Mjekësore Donibruk në Hajd në vitin 1977. Ai do t’i kalonte atje 15 vitet e ardhshme të karrierës së tij, para se të hapte vetë një klinikë private në vitin 1993.

Ai ndërtoi reputacionin e një mjeku të mirë dhe të dobishëm. Shipman vrau pacientin e tij të parë në marsin e vitit 1975. Ajo ishte70 vjeçarja Eva Lions, dhe ngjarja ndodhi një ditë para ditëlindjes së saj. Shipman posedonte mjaftueshëm diamorfinë për të vrarë qindra njerëz, edhe pse askush nuk ishte në dijeni të varësisë së tij deri një viti më pas.

Megjithëse u pushua nga puna atë vit për falsifikim të recetave, ai nuk u largua nga
Këshilli i Përgjithshëm Mjekësor, organi rregullator i mjekëve. Ai mori vetëm një letër paralajmëruese. Sipas hetuesve, Shipman do të ndalonte dhe rifillonte vrasjet që kryente shumë herë gjatë dekadave të tij në këtë profesion.

Por metoda e tij e vrasjes mbeti gjithmonë e njëjtë. Ai do të vinte në shënjestër më të brishtët. Viktima e tij më e moshuar ishte 93 vjeçarja Ana Kuper, dhe më i riu 41 vjeçari Piter Luis. Shipman do t’u injektonte viktimave një dozë vdekjeprurëse diamorfine, dhe do t’i shikonte ata të vdisnin aty, ose do t’i dërgonte në shtëpi që të vdisnin.

Besohet se ai vrau 71 pacientë vetëm gjatë kohës që punonte si praktikant në Donibruk, dhe pjesën tjetër kur punonte në mënyrë të pavarur. Nga viktimat e tij, 171 ishin femra dhe 44 ishin meshkuj. Por në vitin 1998, shumë njerëz në Hajd nisën të dyshonin mbi numrin e lartë të pacientëve të Shipman që po vdisnin. Të dhënat tregonin se shkalla e vdekshmërisë së pacientëve të tij ishte pothuajse 10 herë më e lartë se në zona të tjera.

Ata i raportuan shqetësimet e tyre tek autoritetet shëndetësore lokale, të cilat më pas njoftuan policinë. Ai moment mund të ishte fundi i mizorive të Shipman, por nuk ndodhi kështu. Hetimi policor nuk arriti të kryejë kontrollet më themelore, përfshirë faktin se Shipman kishte një rekord penal. Nëse policia do të kishte pyetur Këshillin e Përgjithshëm Mjekësor,se çfarë kishte në dosjen e tij, ata do ta kishin zbuluar se Harold kishte falsifikuar në të kaluarën recetat e ilaçeve. Ndërkohë,Shipman gjithashtu kishte mbuluar gjurmët e tij duke shtuar sëmundje të rreme në kartelat mjekësore të viktimave të tij.

Prandaj hetimi nuk gjeti ndonjë gjë të dyshimtë, dhe mjeku ishte i lirë të vazhdonte të vriste. Krimet e Shipman u zbuluan vetëm kur ai gaboi dhe u përpoq të falsifikonte testamentin e njërës prej viktimave të tij, 81vjeçares Ketlin Grandi, një ish-kryetare e bashkisë së qytetit Hajd.

Kur Shipman i injektoi një dozë vdekjeprurëse diamorfine, ai përdori makinën e shkrimit për të shkruar një testament tjetër jashtë vullnetit, duke i lënë të gjithë pasurinë mjekut Shipman. Grandi u varros ndërsa vajza e saj, Angela Udraf, u njoftua për testamentin nga avokatët e së ndjerës. Ajo dyshoi menjëherë se ishte bërë një lojë e pistë dhe shkoi të denonconte në polici.

E gjitha ajo situatë ishte e pabesueshme. Mendimi që nëna ime t’ia linte gjithçka me testament mjekut të saj ishte i pakonceptueshëm”– do të shprehej ajo. Trupi i Grandi u zhvarros në gusht të vitit 1998 dhe diamorfina u gjet në indet e saj muskulore.

Shipman u arrestua më 7 shtator të po atij viti. Gjatë 2 muajve të ardhshëm, u zhvarrosën trupat e 11 viktimave të tjera. Një ekspert policie kontrolloi kompjuterin e punës së Shipman dhe zbuloi se ai kishte bërë shënime të rreme, për të mbështetur shkaqet e rreme të vdekjes që jepte në certifikatat e vdekjes së viktimave të tij.

Pastaj, policia arriti të verifikojë edhe 14 raste të tjera kur Shipman u kishte injektuar pacientëve doza vdekjeprurëse të diamorfinës. Zyrtarisht policia mundi ta akuzonte Shipman vetëm për 15 vrasje. Por është vlerësuar se numri i vrasjeve të tij është diku midis 250 dhe 450. Shipman u dënua në vitin 2000, me burgim të përjetshëm.

Një ditë para ditëlindjes së tij të 58-të, më 13 janar të vitit 2004, Shipman u gjet i vetëvarur në qelinë e tij. Shumë ekspertë kanë ngritur pyetjen pse vrau aq shumë njerëz ky mjek.

Disa thonë se ai mund të ketë qenë duke marrë hak për vdekjen e nënës së tij. Disa mendojnë se ai u injektoi të moshuarve diamorfinë si një mënyrë e gabuar e ofrimit të dhembshurisë. Të tjerë sugjerojnë se mjeku vuante nga Kompleksi i Zotit, dhe thjesht duhej të provonte se ai mund ta merrte jetën, ashtu siç dhe ta shpëtonte atë./ Marrë nga CNA

107


Etiketa: , ,

Pas