Një bombol gazi ka shpërthyer ditën e sotme në një banesë në Berat. Raportohet se ngjarja ka ndodhur në lagjen “30 vjetori” në Berat, në banesën e një të moshuare që jetonte e vetme.
E moshuara kishte harruar tenxheren në zjarr dhe e kishte zënë gjumi. Fatmirësisht 76-vjeçarjaka shpëtuar pa lëndime teksa dëmet materiale janë të shumta. Banorët njoftuan policinë dhe zjarrfikësit pasi dëgjuan shpërthimin.