ShowBiz

Harry dhe Meghan, 3 mln $ para publike për rindërtimin e shtëpisë






               Publikuar në : 16:51 - 25/06/19 |
mapo.al

Princ Harry dhe Meghan Markle po kritikohen së fundmi në Britani për shpenzimet marramendëse të bëra për rikonstruksionin e shtëpisë së tyre.


Kritikët e kanë cilësuar shifrën prej 2.4 milion paund (3 mln dollarë) që ka shpenzuar çifti mbretëror për shtëpinë në bazën e Windsor Castle, si një shpenzim të tepërt dhe shpërdorim të tepruar të parave publike.

Mediat britanike shkruajnë se Harry dhe Meghan kanë punësuar dizajnuesin e famshëm të Soho Farmhouse në Oxford Shire për të kthyer pronën e shekullit të XIX, e cila ishte e ndarë në pesë shtëpi të vogla, në një shtëpi të vetme.

Sipas ekspertëve, punimet ishin planifikuar të kapnin një kosto më shumë se 3 milionë paund, ndërsa deri më tani përllogariten në 2.4. Megjithatë, gjasat janë që kjo shifër të kalohet pasi projekti ende nuk ka përfunduar.

Çifti u vendos në pronën dhuratë nga mbretëresha Elizabeth pas shpërnguljes nga pallati Kensington, pasi u tha se kishte mosmarrëveshje me William dhe Kate.


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas