Aktualitet

Harta e COVID-19 zgjerohet me Tropojën, 102 të prekur në Tiranë





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:42 - 26/03/20 |
mapo.al

Tropoja ka shënuar dy rastet e para me COVID-19. Ata janë një çift bashkëshortësh. Sipas të dhënave të bëra publike nga ekspertja e ISHP, Eugena Tomini, harta e koronavirusit është zgjeruar tashmë edhe në veriun e vendit. Tashmë rrethet Has dhe Tropojë kanë përkatësisht nga dy raste të konfirmuar si bartës të virusit vdekjeprurës.


Në Tiranë koronavirusi po përhapet me shpejtësi, duke arritur në 102 raste, ndjekur nga Fieri me 18 raste, Durrësi me 10, Vlora dhe Elbasani nga 5 raste.


Numri i të infektuarve me koronavirus në të gjithë vendin ka shkuar në 174 raste, duke u rritur me 28 raste në krahasim me një ditë më parë. 6 është numri i viktimave. Mëngjesin e sotëm humbi jetën një 71-vjeçare e cila ishte prekur nga COVID-19, ndërkohë që vuante edhe nga hipertensioni.


Qytetet e prekura nga COVID-19


– Tirane 102 raste
– Durres 10 raste
– Lushnje 4 raste
– Elbasan 5 raste
– Rrogozhine 2 raste
– Fier 18 raste
– Kavaje 4 raste
– Korce 11 raste
– Vlore 5 raste
– Shkoder 3 raste
– Lezhe 4 rast
– Berat 1 rast
– Has 2 raste
– Kruje 1 rast
-Tropoje 2 raste



Pas